Po qëndronte në ballkonin e shtëpisë, goditet nga predha e një arme një grua në Viti

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në natën e parë të Vitit të Ri, një femër është goditur nga një predhë e armës së zjarrit në Viti dhe është në gjendje të rëndë, shkruan Fokusi.info.

Në raportin 24 orësh të Policisë bëhet se viktima femër kosovare deri sa ishte në ballkonin e shtëpisë është goditur nga një predhë e armës së zjarrit.

Viktima është dërguar ne Emergjencën e Gjilanit dhe e njëjta sipas mjekut kujdestar, është në gjendje të rëndë.

Rasti është duke u hetuar. /Fokusi.info/