Po raportonte nga fusha e blertë, gazetarja spanjolle pëson një goditje të papritur (video)

0
534

Raportimi direkt nga fusha e blertë nuk është asnjëherë një mision i thjeshtë. Nuk janë të pakta rastet kur ndodhin edhe incidente të ndryshme, gjatë momentit kur të dyja skuadrat kryejnë përgatitjet e fundit para fillimi të ndeshjes.

Mbrëmjen e sotme gjatë nxemjes mes Valencias dhe Arsenalit, gazetarja e kanalit “GOL”, Mónica Benavent teksa po raportonte nga cepi i fushës, do të goditej papritur nga një top.

Ajo përfundoi në tapetë për disa çaste, duke shqetësuar edhe kolegët e saj që ndodheshin në studio. Gjithsesi në fund gjithçka do të kalonte me humor, teksa Monica do ta mbajë mend si një moment të bukur në karrierën e saj si gazetare. /R.Lika-Koha Jone/