Ish të burgosurit politikë, peng i dokumentacionit për kompensim

Një numër i madh i ish të burgosurve politikë ende nuk kanë marrë kompensimin që iu takon. Të njëjtit po përballen me mos kompletimin e dokumenteve. Telashi më i madh i këtij procesi është sigurimi i një vërtetimi nga shteti serb.

Mijëra shqiptarë kanë qenë të burgosur politik nga viti 1945 deri në vitin 1999.

E 12 mijë prej tyre në 7 vitet e fundit kanë aplikuar për të marrë kompensim nga institucionet e Kosovës, për kohën e kaluar në burgjet serbe.

Por, një numër i madh prej tyre ende po presin që të marrin këtë kompensim.

Për shumicën nga ta, sfidë mbetet kompletimi i dokumentacionit.

Telashe tani u ka dal për të siguruar një vërtetim nga shteti serb, i cili për t’ua dhënë atë dokument po i kushtëzon.

Një gjë të e konfirmon Hamdi Gërvalla, që është një ish i burgosur politik.

Por, gjithë këto telashe nuk duket të jenë të patejkalueshme.

Sipas sekretarit të komisionit për njohjen e statusit të ish të dënuarve politik Shefik Sadiku, mungesa e flet lëshimit mund të zëvendësohet me dy dëshmitar.

Ndërsa Sadiku, njofton se ende nuk kanë nisur kompensimet për këtë vit.

Ani pse nuk është miratuar buxheti për vitin 2020, për këtë kategori buxheti pritet të jetë 5 milionë e 500 mijë euro.

Ndërkohë, Kryetari i Shoqatës së ish të Burgosurve politik Hidajet Hyseni kompensimin e cilëson si modest, por vlerëson se për ish të burgosurit është satisfaksion moral dhe juridik.

Kompensimi i ish të burgosurve politik ka nisur në vitin 2013.

Ndërsa për një ditë të kaluar në burg ata kompensohen me 16 euro e 70 cent.

Ndërsa deri me tani për këtë kategori janë paguar mbi 48 milion euro.