Po rinumërohen kutitë e fundit

Rinumërimi i 134 vendvotimeve sipas vendimit të PZAP-it dhe shtatë të tjerave sipas vendimit të KQZ-së, përmbyllet gjatë ditës, pasi kanë mbetur edhe një numër i vogël që janë në proces.

Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi. Elezi për lajmi.net, ka thënë se ky proces po shkon drejtë fundi, por që janë edhe në pritje të vendimit nga Gjykata Supreme lidhur me ankesat që janë paraqitur në këtë institucion.

“Tashmë jemi në pritje të vendimmarrjes së Gjykatës Supreme lidhur me ankesat që janë paraqitur në këtë institucion. KQZ-ja do të veprojë në përputhje me vendimet që dalin, në mënyrë që të procedojmë për certifikimin e rezultateve përfundimtare”, ka thënë Elezi.