Po udhëtonte me motorr, zbardhet identiteti i 40 vjeçarit që ndërroi jetë në aksidentin e ndodhur në Vlorë

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në urën e Borshit në Vlorë, ku ka ndërruar jetë shtetasi 40 vjeçar, Artur Buxhelaj, banues në Qeparo. Viktima po udhëtonte me motomjetin e tij por siç mësohet ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka dalë nga rruga.

Njoftimi i Plotë:

Vlorë/Informacion paraprak

Më datë 24.03.2022, në rrugën nacionale Himarë -Sarandë,  në vendin e quajtur “Ura e Borshit”, motomjeti me drejtues shtetasin Artur Buxhelaj, 40 vjeç, banues në Qeparo, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, ku si pasojë ka humbur jetën drejtuesi.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Faxweb.al