Shqipëri: Tetë humbje jete dhe 1658 raste të reja me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit

Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë ka bërë me dije se tetë pacientë kanë humbur jetën nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit.

Gjithashtu janë kryer pesë mijë e 367 testime, nga të cilat një mijë 658 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.

24 mijë e 81 pacientë janë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 157 pacientë, nga të cilët 12 janë në gjendje më të rënduar.

Janë shëruar 2005 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 220 mijë e 684 që nga fillimi i epidemisë./TCh