Polici civil del nga vetura e tij Range Rover, e dënon me 300 euro shoferin për ofendim

Një shofer nga Podujeva është dënuar me 300 euro gjobë nga një polic civili. Sipas ankuesit, polici në fjalë ishte në veturën e tij Range Rover dhe ka zbritur nga vetura duke e gjobitur shoferin për ofendim dhe prishje të rendit publik.

Sipas një anëtari në grupin ‘Marakli tkerreve’ polici në fjalë e ka gjobitur shoferin me 300 euro pa ndonjë arsye.

Ai ka thënë se shoferi është sjell shumë mirë me të dhe se është befasuar nga dënimi që ka marrë.

Në gjobën që polici i ka vënë këtij shoferi, shkruhet: “Personi i lartcekur në vend publik ka përdorur fjalë ofenduese ndaj ankuesit Maxhun Maloku, duke u shprehur me fjalët “kush je ti more zhugan”. Me ç’rast ka provokuar prishjen e rendit publik. Shënimit të bashkangjitur figuron edhe raporti policor”.

Ndërkaq sipas Ligjit Nr. 03/L-142 të Republikës së Kosovës për ‘rendin dhe qetësinë publike’, neni 5 thotë se kushdo që ne vend publik përdorë fjalë ofenduese, me qëllim që të provokoj prishjen e rendit dhe qetësisë publike, dënohet për kundërvajtje.

Kryesi i kundërvajtjes nga paragrafi 1 i këtij neni dënohet me gjobë prej tridhjetë (30) deri pesëqind (500) Euro apo me dënimin me burg deri në dyzet (40) ditë./gazetametro.net