Polici plagosi dy persona me armë zjarri në Mramor të Prishtinës

Dy persona janë plagosur me armë zjarri në lagjen Sutestë të fshatit Mramor në Prishtinë.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Rreth orës 15:30, është pranuar informacioni për një plagosje me armë zjarri të ndodhur në lagjen Suteskë të fshatit Mramor të Prishtinës. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në të dhënat e para, janë ngritur dyshimet se dy persona, kanë marrë plagë nga arma zjarrit”, tha ai.

Borovci ka treguar se të plagosurit janë dërguar për trajtim në QKUK, përderisa theksoi se hetuesit policorë kanë nisur një hetim për sqarimin e të gjitha rrethanave që karakterizojnë rastin.

Ndërkaq, në media është duke u raportuar se një zyrtar policor po dyshohet se ka shtënë më armë zjarri në drejtim të dy personave, mirëpo Demokracia.com pavarësisht përpjekjeve ende nuk ka marrë një përgjigje nga Inspektorati Policor i Kosovës.

Më poshtë ju sjellim fotografi të realizuara nga Tëvë1 nga vendi i ngjarjes. /Fokusi.info/