IPK rekomandon suspendimin e drejtorit policor në Veri

Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e Drejtorit Rajonal të Policisë së Kosovës në Mitrovicë të Veriut.

“Drejtori Rajonal i Policisë së Kosovës në Mitrovicës së Veriut dyshohet se ka kryer veprat penale “Sabotim” dhe “Thirrja për rezistencë” të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës. Krahas hetimit penal do të shikohet edhe përgjegjësia administrative”,thuhet në njoftimin për media.

Tutje nga Inspektorati Policor i Kosovës është thënë se duke marrë për bazë dyshimin për veprat penale në hetimin e këtij rasti, bazuar në autorizimet ligjore të IPK-së është rekomanduar suspendimi i të njëjtit.

Veprimet e tjera hetimore do të ndërmerren nga hetuesit e IPK-së në koordinim të plotë me Prokurorinë e Shtetit.

Gjatë natës së kaluar në veri të Kosovës ka patur të shtëna me armë zjarri.

Këto të shtëna raportohet të kenë qenë në drejtim të stacionit policor në Zubin Potok. Ky nuk është rasti i parë kur Policia e Kosovës është rrezikuar si pasojë e sulmeve të njëpasnjëshme nga serbët në veri.

Disa prej këtyre sulmeve me armë ishin të drejtpërdrejta ndaj zyrtarëve të caktuar policor.