Policia aksion në shkollat e Vushtrrisë, u gjen nxënësve thika e boks hekuri

Policia e Kosovës ka realizuar një aksion në disa shkolla në Vushtrri.

Në njoftimin e Policisë thuhet se si rezultat i kontrollimit në posedim tek nxënësit brenda hapësirave të shkollave janë gjetur dhe sekuestruar, shtatë thika, një boks hekuri, një pistoletë plastike dhe gjësende tjera.

“Në kuadër të veprimeve dhe masave parandaluese në ofrim të sigurisë në shkolla, zyrtarë policor në kuadër të Stacionit Policor në Vushtrri, gjatë ditës së sotme kanë zbatuar masa dhe kontrolle sigurie në shkolla. Mbi bazën e vlerësimit me qëllim të parandalimit janë zbatuar masa sigurie përmes urdhër- kontrollit në bazë urdhëresës së lëshuar nga Gjykata kompetente me ç raste janë kontrolluar nxënësit e tri shkollave të mesme të larta në Vushtrri”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Policia në Vushtrri realizon kontrolle në shkolla

Vushtrri, 05 Maj 2022

Në kuadër të veprimeve dhe masave parandaluese në ofrim të sigurisë në shkolla, zyrtarë policor në kuadër të Stacionit Policor në Vushtrri, gjatë ditës së sotme kanë zbatuar masa dhe kontrolle sigurie në shkolla.

Mbi bazën e vlerësimit me qëllim të parandalimit janë zbatuar masa sigurie përmes urdhër- kontrollit në bazë urdhëresës së lëshuar nga Gjykata kompetente me ç raste janë kontrolluar nxënësit e tri shkollave të mesme të larta në Vushtrri.

Si rezultat i kontrollimit në posedim tek nxënësit brenda hapësirave të shkollave janë gjetur dhe sekuestruar, shtatë (7) thika, një (1) boks hekuri, një(1)pistoletë plastike dhe gjësende tjera.

Veprimet policore dhe provat e gjetura materiale do t’ i paraqiten prokurorit kompetent.

Policia, mbete e përkushtuar për bashkëpunim të ndërsjellë me autoritet shkollave në ofrim të sigurisë në shkolla.