Policia arreston dy persona, kapen 27 kilogram substancë narkotike (FOTO)

Patrulla e Stacionit Policor të Istogut, më 6 shkurt 2019, në një fshat të Istogut, ka identifikuar një veturë të dyshuar, ku të njëjtën ka arritur ta ndalojë dhe gjatë kontrollit në bagazhin e veturës janë hasur tetë thasë të mbështjellë në të cilët dyshohej se kishte lëndë narkotike.
“Më pas rastit i janë përgjigjur zyrtarët policorë nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë-Pejë. Policia ka arrestuar dy persona të dyshuar për përfshirje në veprën penale ‘blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve’”, thuhet në njoftimin e policisë, përcjell Ballkani.info.
Të dyshuarit e arrestuar janë :
K. lindur në vitin 1990 m/sh/k
S. lindur në vitin 1995 m/sh/k
Policia ka bërë sekuestrimin e substancës narkotike të dyshuar si marihuanë në sasi prej 26 kg e 371.3 gramë.
Me urdhër të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.