Policia arreston një person sepse publikoi armë në facebook

Gjatë ditës së djeshme, njësitet policore kanë arrestuar një mashkull në qytetin e Prizrenit.

Arsyeja e arrestimit ishte se i dyshuari mashkull K/Shqiptar kishte publikuar fotografi me armë zjarri, M-48 gjysmë automatik, në rrjetet sociale.

Pas arrestimit arma është konfiskuar dhe me urdhër të prokurorit rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.