Policia “blindon” objektet kryesore të shtetit para tubimit të VV-së

Vetëvendosje do të mbajë sot një tubim me fillim nga ora 17:00.

Tubimi do të mbahet në sheshin “Skënderbeu”, teksa sipas zyrtarëve të kësaj partie aty pritet të jenë të pranishëm më shumë se 10 mijë qytetarë, shkruan lajmi.net.

E për të siguruar mbarëvajtjen e tubimit, si dhe për të shmangur eskalim të mundshëm të situatës, pjesa rreth institucioneve kryesore është mbushur me policë.

Forca të shumta policore janë parë rreth objektit të Kuvendit, qeverisë dhe presidencës, konkretisht tek rrethojat mbrojtëse të këtyre insticioneve.

Nga Vetëvendosje kanë mohuar se organizimi i sotëm është protestë, duke thënë se tubimi i kushtohet çlirimit të Kosovës dhe 15 vjetorit të partisë.

Më poshtë mund t’i shihni disa fotografi nga gjendja aktuale rreth institucioneve kryesore të vendit: