Policia del me njoftim pas alarmit për bombë te rektorati

Policia e Kosovës ka konfirmuar se Rektorati i UP-së është kërcënuar për sulm me bombë.

Policia e ka rrethuar sot Rektoratin e Universitetit të Prishtinës. Në një përgjigje të PK-së thuhet se kanë marrë informacion se kërcënimet kanë shkuar përmes postës elektronike.

“Rreth orës 16:00, është pranuar informata për dyshimet që ndërlidhen me një shpërthim të mundshëm në Rektoratin e Universitetit “Hasan Prishtina” në Prishtinë. Informacionet e para flasin se kanosja e dyshimtë ka ardhur përmes postës elektronike. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situatën”.