Policia e Kosovës drejt përfundimit të vaksinimit

Procesi i vaksinimit po kryhet edhe nga Policia e Kosovës, ku deri më tani janë vaksinuar mbi 7 mijë pjesëtarë, ndërsa kanë mbetur akoma pa u vaksinuar edhe 1 mijë e 268, kjo sipas zëdhënësit Baki Kelani.

Kelani në një prononcim për Ekonomia Online tha se kjo pritet të ndodhë në ditët në vazhdim pasi sipas tij, disa pjesëtarë nuk kanë mundur të vaksinohen e disa të tjerë presin shumë shpejtë ta kryejnë.

“Policia e Kosovës e në këtë rast menaxhmenti i saj së bashku me drejtorinë e shërbimeve shëndetësore e cila është në kuadër të policisë së Kosovës i ka kushtuar një rëndësi të veçantë vaksinimit të zyrtarëve policorë apo thënë në përgjithësi të punonjësve të policisë së Kosovës sepse kemi të bëjmë edhe me stafin civil dhe mund të them që përqindja e lartë e zyrtarëve policorë është vaksinuar”.