Policia e Kosovës gjuan me armë pasi sulmohet nga një veturë në Leposaviq, zbulohen detajet

Një njësi policore është sulmuar sot në Bistricë të Leposaviqit nga një veturë që po tentonte ta ndalojë për kontroll. Policia ka njoftuar se vetura gjatë lëvizjes ka goditur automjetin e PK-së, duke rrezikuar jetën e zyrtarëve policorë.

Me qëllim që ta neutralizojnë rrezikun ndaj tyre, policia kanë shtënë me armë zjarri.

“Sot, më 23 janar në Bistricë të Leposaviqit, një njësi policore ka qenë e caktuar me detyrë zyrtare në pikë kontrolli, me qëllim të ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike si dhe parandalimit të krimit e kontrabandës, transmeton Fokusi.info.

Njësia policore e cila ka qenë në pikë kontrolli, gjatë realizimit të detyrave policore ka tentuar ta ndalojë veturën në fjalë, e cila gjatë lëvizjes ka goditur automjetin e Policisë së Kosovës duke rrezikuar drejtpërdrejt edhe jetën zyrtarëve policorë, të cilët për të neutralizuar rrezikun ndaj tyre kanë shtënë me armë zjarri.

Personat e dyshuar, së bashku me mjetin e tyre janë larguar nga vendi i ngjarjes, përderisa hetimet lidhur me rastin janë duke u kryer, në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë.

Lidhur me rastin, Policia e Kosovës ka njoftuar edhe Inspektoratin Policor të Kosovës për procedura të mëtejme.”, thuhet në njoftimin e Policisë.