Policia: Fokusi i patrullimeve, përdorimi i pajisjeve speciale alkool matës dhe radar (Video)

Fokusi i patrullimeve me përzgjedhje nga rrugorët e kryeqytetit këtë fundjavë ishte përdorimi i pajisjeve speciale alkool matës dhe radar.
Nga verifikimet e kryera në rrugët urbane dhe interurbane të kryeqytetit janë evidentuar një numër i konsiderueshëm shkeljesh të rregullave të qarkullimit rrugor ku vetëm gjatë fundjavës janë:
• arrestuar në kushtet e flagrancës 13 drejtues mjetesh për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt, nga të cilët 10 në gjëndje të dehur dhe 3 të papajisur me leje drejtimi.
• pezulluar 67 leje drejtimi, nga të cilat 28 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, 32 për shpejtësi mbi normat e lejuara dhe 7 për shkelje të tjera të ndryshme.
• proceduar administrativisht 22 drejtues mjetesh për xhama të errësuar.
• ndaluar administrativisht 22 mjete për detyrime administrative të pashlyera.
• si dhe janë vendosur 1350 masa të tjera administrative, për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor.
Të vendosur për të përmbushur misionin tonë, për më shumë siguri dhe rregull në rrugët e kryeqytetit.