Policia gjobit infermieren për mos vënie të maskës: Ajo punon në infektivë me pacientë me koronavirus

Infermierja e QKUK’së, Shqipe Kadriu, është gjobitur sot nga Policia e Kosovës për mos vënie të maskës, derisa sipas saj as zyrtari policor nuk e kishte si duhet të vendosur maskën.

Shqipe Kadriu është infermierja e QKUK’së e cila punon në Klinikën Infektive dhe përballet drejtpërdrejt me pacientët që kanë koronavirus.

Ajo me anë të një postimi në Facebook ka treguar se është gjobitur nga Policia e Kosovës me 35 euro, për mos vënie të maskës.

”Kolegia më ofroi me veturë afër banesës, sapo dola tërheqa maskën ndër mjekerr pasi isha vet në rrugë. Policia më ndaloi u mundova t’ju tregoj që kam drejt pasi jam në hapësirë, nuk më dëgjonin, i thash: As ti se ke ven mirë pasi ke lënë hundën jashtë dhe ma shkruan një dënim”, ka shkruar Kadriu në Facebook.

Sipas saj polici në fjalë i tha se le të ankohet ku të dëshiron.

Më poshtë postimi i plotë i saj në Facebook.