Policia në Istog ka intervenuar sot në një ceremoni varrimi, raporton IndeksOnline.
Shumë njerëz ishim mbledhur në varrim, ani pse institucionet e Kosovës kanë vendosur që në ceremoni të tilla mund të marrin pjesë vetëm anëtarët e ngushtë të familjes së të vdekurit dhe personat që kryejnë shërbimin e varrimit.
Ky vendim i ekzekutivit u mor për parandalimin e përhapjes së virusit korona i cili po ua merr jetën shumë njerëzve në mbarë botën.
IndeksOnline ka siguruar pamje nga intervenimi i zyrtarëve policor në Istog të cilët nuk lejuan pjesëmarrjen e njerëzve në këtë ceremoni varrimi.
Deri tani në Kosovë nga virusi korona jetën kanë humbur tre persona ndërsa mbi 100 të tjerë vazhdojnë të jenë të infektuar.