Mjeku shqiptar tregon si ta dallojmë një grip të zakonshëm nga koronavirusi

Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero ka qenë i ftuar në emisionin “Ditë e Re” në TV Ora, për të folur më gjatë për Koronavirusin dhe gjendjen në Shqipëri. Ai ka dhënë shumë informacione të vlefshme, ku një ndër to ka qenë edhe si të dallojmë një grip të thjeshtë nga koronavirusi.

“Ne kemi epideminë e gripit edhe është kudo në hemisferën tonë. Si vjet gripi ka pasur dëme më të mëdha në krahësim me vitet e tjera. Virusi kryesor qarkullues ka qenë A H1N1 i quajtur dikur edhe gripi i derrit dhe nga statistikat dëshmohet se dëmi që bën A H1N1 në raport me koronavirusin është disa herë më i madh. Të dyja sëmundjet qoftë ajo e shkaktuar nga A H1N1 dhe qoftë ajo e shkaktuar nga viruset e tjera gripale, qoft edhe nga koronavirusi, në fazat e para ngjajnë të gjitha me njëra tjetrën”, tha Pipero.

Kanë shenja të njejta. Që do të thotë kanë temperaturë, kanë kollën, dhimbje koke, dobësi trupore, nuk ka rrjedhje hundësh koronavirusi, por që ka gripi i zakonshëm. Dhimbje muskulare etj dhe për 2-3 ditë përmirësohet. Diferencën e gripeve të zakonshme me koronavirusin e bën vështirësia në frymëmarrje. Ne e quajmë një shenjë shumë të rëndësishme klinikisht dalluese nëse kemi të bëjmë më një grip të zakonshëm apo me një koronavirus. Nëse një person ka temperaturë, kollë, vështirësi në frymëmarrje dhe ka një histori udhëtimi, atëhere ky person ka të gjitha gjasat që të jetë pozitiv me koronavirusin”, shprehet mjeku Pipero.