Policia jep detaje/ Ku dhe si u gjet gruaja e humbur para një jave?

Policia e Kosovës ka dhënë detaje se si dhe ku është gjetur gruaja e humbur para një jave.

Nga Policia e Kosovës për lajmi.net kanë bërë të ditur se ajo është gjetur në një shtëpi të pabanuar në rrugën “Sali Nivica”.

Më tutje, Policia ka falënderuar qytetarët për bashkëpunimin.

“Policia në ora 20:26 në një shtëpi të pabanuar në rrugën Sali Nivica në Prishtinë ka gjetur një grua që dyshohet të jetë Remzije Mustafa. Policia është në vend ngjarje, aty është ftuar edhe emergjenca dhe familjarët e së zhdukurës. Policia falënderon qytetarët për bashkëpunim”, thanë nga PK.