Policia jep detaje lidhur me rrahjen brutale në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë

Katër persona janë arrestuar në përleshjen e ndodhur në fshatin Pestovë të Vushtrrisë, në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë.

Një gjë të tillë e kanë bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës së Jugut, Avni Zahiti.

“Nga informacionet e para raportohet se si pasojë e një aksident i ndodhur rreth ores 21:00 në rrugën nacionale Mitrovicë- Prishtinë në fshatin Pestovë, personat e përfshirë në aksident ishin përfshi në rrahje ndërmjet veti, Policia kanë reaguar me urgjencë ndërkohë që katër persona jane arrestuar.Njësitet përkatëse janë duke u marrë me rastin”, thuhet në komunikatë.

Një dëshmitar i ngjarjes ka thënë se policia është detyruar të përdorë sprej, meqë personat në fjalë po përlesheshin me shufra ndërmjet vete.