Policia jep detaje lidhur me vajzën e goditur nga vetura në Prishtinë

Një vajzë është goditur nga vetura sot në orët e mbëmjes në rrugën” Dëshmorët e Kombit”

Rreth këtij Indeksonline ka kontaktuar Policinë e Kosovës lidhur me rastin, ku është konfirmuar aksdienti.

“Rreth orës 20:00, në rrugën Dëshmoret e Kombit ne Prishtine, është goditur një këmbësor nga një automjet në lëvizje. Automjeti që ka shkaktuar aksidentin është larguar nga vendi i ngjarjes.Si pasoj e aksidentit , lëndime trupore ka pësuar këmbësorja( femër) e cila është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.