Policia jep detaje për aksidentin e rëndë në Pejë

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot pasdite në dalje të Pejës, rrugës për Prishtinë, afër rrugës tranzit.

Në bazë të fotografisë shihet se aksidenti ka qenë mjaft i rëndë.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Xhevat Ibra, duke thënë se në aksident janë lënduar katër persona.

“Aksidenti ka ndodhur në magjistralen Pejë-Prishtinë, pra në drejtim për Prishtinë. Sipas informacioneve të para, katër persona janë lënduar, por për gjendjen e tyre nuk kemi informacione. Dy vetura janë të përfshira në aksident”, ka thënë Ibra.