Kurti e Ahmeti kujtojnë dëshmorin Alban Ajeti në 24 vjetorin e rënies

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot ka qëndruar për vizitë në qytetin e Tetovës, në Maqeoninë e Veriut.

Ai së bashku me kreun e BDI-së, Ali Ahmeti, si dhe familjarë e bashkëluftetarë kanë kujtuar dëshomorin e kombit, Alban Ajeti, në përvjetorin e 24-të të rënies së tij heroike.

Kurti e Ahmeti kanë mbajtur një fjalim para studentve në Universitetin e Tetovës, duke nderuar Albanin, i cili bashkë me shokët e tij iu bashkua UÇK-së, dhe ra dëshmor.

”Në prani të Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, familjarëve dhe bashkëluftëtarëve të dëshmorit të kombit, Alban Ajeti, evokuam sot me krenari kujtimet mbi atdhedashurinë e tij, vrullin djaloshar dhe gjurmët e përjetshme që Albani i la në shërbim të lirisë së Kosovës në përvjetorin e 24-të të rënies së tij heroike.

U bëmë bashkë për ta kujtuar pikërisht në Universitetin e Tetovës sepse këtu do të vijonte studimet deri në çastin kur jehoi kushtrimi për lirinë e atdheut, thirrje të cilës Albani i rritur dhe i edukuar në një familje me taban kombëtar nuk mund të mos i përgjigjej.

Bashkë me shokë u bë pjesë e UÇK-së dhe mori diplomën më të shenjtë, atë të dëshmorit të kombit. Nderoi familjen dhe shokët e idealit që ruajnë me krenari kujtimin për të.

Lavdi e përjetshme Alban Ajetit dhe të gjjthë të rënëve për lirinë e Kosovës!”, ka shkruar Ahmeti në Facebook./Fokusi.info/