Policia jep detaje për aksidentin në Gjakovë, dy të lënduar

Dy persona kanë marrë lëndime të lehta trupore nga aksidenti që ka ndodh sot tek Ura e Tabakut në Gjakovë.

Lumni Graishta, Drejtori Rajonal i Policisë në Gjakovë për klankosova.tv tha se në aksident të përfshira ishin 4 vetura.

Ai më tej deklaroi se të lënduarit janë liruar për në shtëpi dhe janë marrë në pyetje nga policia.