Policia jep detaje për aksidentin në Prishtinë, ku u rrokullis një veturë

Mëngjesin e sotëm ka ndodhur në vetaksident në lagjen ‘Emshir’ në Prishtinë.

Në mëngjesin e së martës ka ndodhur një vetaksident në lagjen Emshir në Prishtinë.

Bajram Krasniqi, zëdhënës i Policisë së Kosovës, ka thënë për lajmi.net, se si pasojë e këtij vetaksidenti janë lënduar tre persona.

“Në ora 07:45, në Emshir (te Gardeni) ka ndodhur një vetaksident trafiku, si pasojë e aksidentit janë lënduar tre persona të cilët janë dërguar në emergjencë për trajtim mjekësor”, ka thënë Krasniqi.

Po ashtu Bajrami ka bërë të ditur se vetura e vetaksidentuar ka dëmtuar edhe tri vetura të tjera që kanë qenë të parkuara në atë pjesë që ka ndodhur aksidenti.