Policia jep detaje për personin që u gjet i vdekur në Gllarevë

Policia e Kosovës ka konfirmuar për Telegrafin se në fshatin Gllarevë të Klinës, një person ka humbur jetën si pasojë e goditjes nga një kamion.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

“Sot rreth orës 8:50 policia ka marrë informatën për një aksident në fshatin Gllarevë të Klinës. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një kamion dhe një këmbësorë. Viktima ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor”, ka thënë zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Rugova ka theksuar se rastit i janë përgjigjur të gjitha njësitet relevante policore dhe se në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori.