Policia jep detaje për shtyllën e djegur në lagjen e Muhaxherëve

Një shtyllë elektrike është përfshirë nga zjarri në rrugën “Gazmend Zami” në Prishtinë rreth orës 17:43 minuta.

Rastin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, i cili ka thënë se nuk ka persona të lënduar. Sipas tij janë njoftuar zjarrfikësit dhe zyrtarët e KEDS-it.

“Në ora 17:43, në rrugën ,,Gazmend ZAJMI” është raportuar se një shtyllë elektronike është përfshirë nga zjarri. Policia ka shkuar në vend ngjarje. Janë njoftuar zjarrfikësit dhe zyrtarë të KEDS-it. Rryma në atë pjesë është ndalur, të lënduar nuk ka”, ka thënë Krasniqi. /Gazeta Sinjali/