Policia jep detaje për tri shpërthimet në Mitrovicë të Veriut e Zubin Potok

Policia e Kosovës, përmes raportit 24-orësh, ka raportuar për tri shpërthimet që ndodhën dje në Mitrovicë të Veriut e Zubin Potok.

Të tri rastet janë iniciuar si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, derisa thuhet se janë duke u hetuar.

Policia thotë se nga këto shpërthime nuk ka pasur të lënduar por vetëm dëme materiale.

Raporti i plotë:

SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM

Mitrovicë Veri 06.12.2022 – 00:00. Raportohet se në zyrën e KQZ-së ka ndodhur një shpërthim. Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për persona të lënduar. Rasti është duke u hetuar.

Zubin Potok 06.12-2022 – 12:30. Raportohet se zyrtarët e KQZ-se kanë shkuar në zyrat e KQZ-së dhe pasi që kanë hyrë në brendësi të objektit janë dëgjuar shpërthime. Nuk raportohet për të lënduar. Rasti është duke u hetuar.

Mitrovicë Veri 06.12.2022 – 14:35. Raportohet se në zyrën e KQZ-së kanë shkuar anëtarët e KQZ-së nën përcjelljen e policisë dhe aty kanë vërejtur se zyra e KQZ-së ishte e mbyllur me një dry. Janë dëgjuar shpërthime dhe të shtëna të armëve të ndryshme. Nuk raportohet për të lënduar. Rasti është duke u hetuar nga njësitet policore.