Policia jep detaje për vrasjen në Prishtinë, viktima shtetas i Maqedonisë Veriore

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për vrasjen që ka ndodhur në mbrëmjen e së mërkurës në Prishtinë.

Në njoftimin e policisë thuhet se viktima ishte shtetas i Republikës së Maqedonisë Veriore.

Tutje thuhet se rreth një kilometër nga vendi ku ka ndodhur ngjarja është gjetur një veturë e djegur, me targa të Gjermanisë, me të cilën dyshohet se të dyshuarit për këtë rast kanë ikur nga vendi i ngjarjes.

“Raportohet se i/të dyshuar deri më tani i pa njohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull shtetas i Republikës së Maqedonisë Veriore. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë vërejtur se në një veturë me targa të Republikës së Maqedonisë Veriore, është një person, nga mjeku përgjegjës është konstatuar se peroni i cili ishte në veturë është pa shenja jete. Rreth një kilometër nga vendi i ngjarjes është hasur një veturë e djegur me targa të Gjermanisë, me të cilën dyshohet se të dyshuarit kanë ikur nga vendi i ngjarjes. Me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, rasti vazhdon të hetohet”.