Zemaj: Sesioni pranveror i Kuvendit përfundoi, por paaftësia e pushtetit mbeti

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj ka thënë se sesioni pranveror i Kuvendi ka përfunduar, por paaftësia e pushtetit mbeti.

Zemaj përmes një postimi në Facebook ka thënë se sesioni pranveror në Kuvend u karakterizua në përditshmëri me skandale të mëdha, duke përmendur koordinimin me Radojçiqin e deri tek skandali i vajit të rezervave shtetërorë.

“Sesioni pranveror i Kuvendit përfundoi, por paaftësia e pushtetit mbeti! Sesioni pranveror në Kuvendin e Kosovës u karakterizua në përditshmëri me skandale të mëdha, prej koordinimit me Radojqiqin, deri tek skandali i vajit të rezervës shtetërore, nga paftësia për menaxhim të Kuvendit e Qeverisë e deri te dhuna në seanca të Kuvendit, shkelje kushtetuese të shumta, kapje të shtetit, korrupsion masiv në instancat më të larta, qeveri e mbyllur dhe e sanksionuar nga aleatët e Kosovës, në luftë të hapur me media e gjithë ata që mendojnë ndryshe.” – ka shkruar Zemaj.