Policia jep detaje shtesë për përleshjen që ndodhi dje tek Gjimnazi ‘Sami Frashëri’

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me përleshjen që ndodhi mbrëmë afër gjimnazit ‘Sami Frashëri’ në Prishtinë, transmeton Gazeta Metro.

Në raportin 24 orësh të Policisë është bërë e ditur se janë arrestuar pesë të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që, janë rrahur në mes vete.

Gjatë përleshjes raportohet se është përdorur edhe një armë zjarri e cila është konfiskuar me fishek dhe një gëzhojë.

“Rr. Ibrahim Lutfiu, Prishtinë (NN) 18.07.2023 – 19:55. Janë arrestuar pesë të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që, janë rrahur në mes vete. Gjatë përleshjes raportohet se është përdorur edhe një armë zjarri e cila është konfiskuar me fishek dhe një gëzhojë. Me vendim të prokurorit të dyshuarit, katër janë dërguar në mbajtje, ndërsa njëri do të dërgohet në vuajtje të dënimit pasi që, kishte urdhër arrest nga gjykata”, bëhet e ditur në raport.