Policia jep detaje të reja se si ndodhi vrasja e djeshme në Prishtinë

Mëngjesin e së dielës një peron ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

Të dielën një person në lagjen Kolovica e Vjetër të Prishtinë ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra nga një armë zjarri.

Në lidhje me këtë rast, tashmë është arrestuar edhe një person dhe janë duke u bërë hetimet e mëtutjeshme.

Policia e Kosovës në raportin 24-orësh ka bërë të ditur se deri të incidenti ka ardhur si pasojë e pakujdesisë gjatë kohës sa viktima dhe i dyshuari kishin dalë për gjueti.

Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës, pa ndërhyrje:

VRASJE NGA PAKUJDESIA

Kolovicë e Vjetër, Prishtinë, 25.09.2022-10:35. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar derisa kanë qenë për gjueti-rekreacion, nga pakujdesia ka qëlluar me armë zjarri viktimën mashkull kosovar duke i shkaktuar lëndime vdekjeprurëse. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKUK . Njësit relevante kanë dalur në vendin e ngjarjes. Nga i dyshuari është konfiskuar një pushkë gjuetie me shtatë fishekë. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.