Policia ka shkuar në minierën e Artanës, tregon detaje

Pak më herët, u raportua se është shembur dheu në minierën e Artanës dhe si pasojë e shembjes së dheut, kanë vdekur dy persona, transmeton Fokusi.info.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Elshani ka thënë se kanë marrë informatën dhe janë duke shkuar në vend të ngjarjes.

” Nuk jemi në gjendje ta konfirmojmë por jemi duke shkuar në vend të ngjarjes, pasi kemi marrë këtë informacion”, tha Hashani./Fokusi.info/