Policia kërkon ndihmë për arrestimin e 34-vjeçarit nga Istogu

Policia e Kosovës, me autorizim të Prokurorisë Themelore në Pejë, ka kërkuar ndihmë për arrestimin Dukagjin Ademajt, 34-vjeçar, nga Lubova e Istogut.

Sipas Policisë së Kosovës ai është i dyshuar për dy vepra penale. Rasti i parë ka të bëjë me vjedhje të rëndë, ndërsa rasti i dytë përdorim i armës.

adds image
“I dyshuari i lartcekur kërkohet nga Gjykata Themelore Pejë dhe Gjykata Themelore Pejë-dega në Istog. Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.”

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, çdo të Premte do të publikojë nga një ose më shumë persona në kërkim, për të cilët kërkohet ndihma e qytetarëve me qellim, sjelljen e tyre para drejtësisë. Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës: 192 dhe 080019999 (pa pagesë)”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.