Policia konfirmon kanosjen ndaj Shpend Ahmetit

Policia e Kosovës ka konfirmuar kanosjen ndaj kryetarit të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Rastin për Koha.net e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti. Ajo ka thënë se rasti ka ndodhur në objektin e komunës.

“Sot rreth orës 11:00, ne stacionin policor Qendra është iniciuar një rast Kanosje ndaj personit zyrtar. Rasti ka ndodhur në rrugën “UÇK” në Prishtinë, saktësisht në objektin e Komunës. Me rastin po merren njësitet kompetente”, ka thënë ajo.

Gjatë ditës është raportuar se kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti është kërcënuar përmes emailit nga një person, derisa i njëjti sot ka kërkuar edhe takim me të. Dyshohet se kërcënimi ka të bëjë me një prone në lagjen Dardania në Prishtinë.