Holanda barazon rezultatin ndaj Anglisë (video)

Holandë-Angli është ndeshja e dytë gjysmëfinale e Ligës se Kombeve.

Holanda ka barazuar rezultatin ndaj Anglisë 1 – 1 në minutën e 73-të.

Golin e barazimit e shënoi Matthijs De Ligt, i cili shënoi me kokë pas një krosimi nga goditja e këndit.

Ishte de Ligt ai, i cili në minutën e 29-të bëri një gabim në mbrojtje duke shkaktuar penallti, të cilën në gol e shndërroi sulmuesi i Manchester United, Marcus Rashford në minutën e 30-të.

Ja goli i de Ligt: