Policia konfirmon se ka përfunduar protesta e serbëve në Shtërpcë ka përfunduar, s’pati incidente

Policia e Kosovës ka konfirmuar se protesta e serbëve në Shtërpcë, pas plagosjes së dy të rinjve, ka përfunduar pa incidente.

Përpos kësaj, njoftohet se edhe rruga për qarkullim të automjeteve, është liruar.

“Ju njoftojmë se në ora 12:30 ka përfunduar protesta që ishte paralajmëruar të mbahej në Shtërpcë. Protesta ka kaluar e qetë dhe nuk është raportuar për incidente.” – thuhet në njoftim.

Ndërkohë, mijëra njerëz u mblodhën sot në Shtërpcë për të shprehur protestën e tyre ndaj plagosjes së Stefanit 11 vjeçar dhe Milloshit 21 vjeçar nga një ushtar i FSK-së në rrethana ende të pasqaruara.

Qytetarët e mbledhur mbanin pankarta me mbishkrimet “Kurti, fëmijët nuk jua falim!”, “Stefan, zemra e Serbisë – Hero”, “Gjuajtja ndaj Stefanit e Milloshit është plumb në zemër të Serbisë!”, “Evropë, çfarë faji të kanë fëmijët tanë?!”.