“Policia na rrahu në veturë dhe në stacion policor”, flet pronari i restorantit “Extra Fish”

Gazeta Sinjali ka raportuar në vazhdimësi për ndërhyrjen e Policisë së Kosovës në restorantin “Extra Fish” në lagjen “Pejton” të Prishtinës, më 8 mars të këtij viti.

Kjo ndërhyrje e policisë dyshohej se kishte të bënte me rezistimin e pronarit dhe stafit të këtij restoranti kur inspektorët kishin shkuar për të shqiptuar gjobë për shkelje të masave anti-COVID.

Kundërshtimi i gjobës prej 2000 eurosh, solli në restorant policinë, të cilët, sipas pronarit të këtij restoranti, Valon Muja, pa asnjë fjalë dhe asnjë kërkesë kanë sulmuar me sprej syve pronarin, të cilin pasi që e kanë prangosur kanë filluar ta sulmojnë me grushte në kokë.