Policia sot dënoi 555 qytetarë të cilët nuk respektuan masat e qeverisë kundër koronavirusit

Gjatë ditës së sotme Policia e Kosovës ka zhvilluar aksion në mbarë vendin për të monitoruar respektimin e masave të qeverisë kundër përhapjes së COVID-19.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, ka thënë për Gazetën Sinjali se nga ora 07:00 e mëngjesit deri në orën 19:00 në mbrëmje janë shqiptuar gjithsej 555 gjoba ndaj qytetarëve të cilët nuk i kanë respektuar masat.

Qalaj po ashtu njoftoi se gjatë kësaj periudhe janë dhënë 105 vërejtje ndaj qytetarëve dhe bizneseve.

“Me datën 28.08.2020 nga ora 07:00 – 19:00 nga Policia janë shqiptuar 555 gjoba sipas Ligjit të ri antiCOVID dhe janë dhënë 105 vërejtje ndaj qytetarëve e bizneseve. Nga ora 20:00 është duke vazhduar aksioni i përbashkët me Inspektoratin, për të mbikqyrur respektimin e ligjit dhe zbatimin e vendimit të qeverisë”, ka njoftuar Qalaj.