I ngordhi lopa pasi piu ujë në lumin Drin

Një gjedh është ngordhur në fshatin Dobrushtë të Prizrenit pasi ka pirë ujë në lumin Drin, njofton Klan Kosova.

Sipas raportit 24 orësh të policisë ka të sëmura edhe gjedhë tjera, dyshohet se kjo ka ardhur si pasojë e ndotjes së lumit.

Njësitet përkatëse policore, inspektorët komunal dhe shoqata e peshkatarëve kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin.