Policia tregon si u gjet i vdekur 18 vjeçari: Dyshohet se e vrau vetën gabimisht

Policia e Kosovës kanë dhënë detaje në lidhje me vdekjen e djeshme të djalit nga Kamenica, i cili dyshohet se ka vrarë vetën gabimisht me pushkë gjuetie.

Në njoftimin e Policisë thuhet se viktima është gjetur në shtëpinë e tij pa shenja jete, rreth orës 20:00, të mbrëmjes së djeshme.

Në vendin e ngjarjes mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës, kurse njësitet policore kanë konfiskuar një pushkë gjuetie dhe një gëzhojë.

Në konsultim me prokurorin trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.

“Kamenicë 03.02.2020-20:00. Viktima mashkull K/Shqiptar në shtëpinë e tij është gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës, ndërsa njësitet policore kanë konfiskuar një pushkë gjuetie dhe një gëzhojë. Në konsultim me prokurorin, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, shkruan në raportin 24 orësh të Policisë.