Portugalia në finale, Ronaldo mposht Zvicrën (video)

Portugalia kualifikohet në finalen e Ligës së Kombeve, pasi që në ‘Estadio do Dragao’ të Porto-s e mposhti Zvicrën me rezultat 3 – 1.

Cristiano Ronaldo shkëlqeu në këtë ndeshje, pasi që shënoi het – trik.

Golin e parë Ronaldo e shënoi nga gjuajtja e lirë në minutën e 25-të, i cili ishte një gol mjaft i bukur.

Zvicra ka barazuar rezultatin në 1 -1 në minutën e 57-të.

Ishte Ricardo Rodriguez që shënoi gol nga penalltia, pas shikimit të VAR. Me këtë rast, VAR ia anuloi Portugalisë penalltinë që u shkaktua pas atij aksioni.

Portugezi Ronaldo shënoi golin e epërsisë në minutën e 88-të për 2 – 1.

Ronaldo pas dy minutave (90′) shënoi edhe golin e tretë për rezultatin 3 – 1, duke e kompletuar het-trikun e tij.

Në finale, Portugalia do të takohet me fituesin e sfidës Angli – Holandë.

https://streamable.com/skfg8