Pranvera Hyseni nga Vushtrria përfaqëson Kosovën në konferencën e Astronomisë NEAF – Northeast Astronomy Forum në SHBA

Astronomja nga Vushtrria, Pranvera Hyseni, e cila përfaqëson Kosovën dhe grupin Astronomy Outreach of Kosovo në konferencën e Astronomisë NEAF – Northeast Astronomy Forum në Nju York të SHBA-ve, në prill të këtij viti, do të mbajë edhe një fjalim në këtë ngjarje të rëndësishme.

Aty do të marrin pjesë shkencëtarë të shumtë, nobelistë, astronomë, fizikanë dhe personazhe të misioneve të ndryshme hapësinore nga qendrat NASA, SpaceX, Boeing etj.

Ajo përmes një shkrimi në Facebook, ka njoftuar se fjalimi i saj do të mbahet më 22 prill nga ora 10:00 deri 13:00.