Rrokulliset një veturë në autostradë, policia jep detaje

Një veturë është përfshirë në një aksident trafiku në autostradën “Ibrahim Rugova”, afër Suharekës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

Sipas Hoxhës, dyshohet se vozitësi ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe ka shkaktuar aksidentin, me ç’rast ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor.

“Sipas informacioneve fillestare vozitësi gjatë qarkullimit ka humb kontrollin mbi automjetin (është vetëaksidentuar) dhe është rrokullisur. Janë informuar ekipet relevante, drejtuesi si pasoje e lëndimeve te marra është dërguar për trajtim mjekësor, përderisa njësitet kompetente policore kane kryer procedurat e vendshiqimit për te hetuar shkaktaret e mundshëm të aksidentit”, tha Hoxha.