Prej nesër këto klasa do i kthehen mësimit të kombinuar në shkolla

Ministri i Arsimit, Ramë Likaj, përmes një postimi ka njoftuar se që nga nesër në shkollë do kthehen nxënësit e klasave 7,8,9 dhe 11,12.

Likaj kërkoi nga nxënësit që të respektojnë rregullat, dhe rekomandimet për mbrojtjen nga Covid-19.

“Nxënës të dashur, ju lutem që të jeni të vëmendshëm dhe të respektoni rregullat dhe rekomandimet për mbrojtje nga COVID-19. Ju lutem, po ashtu, prindërve që të flasin më shpesh me fëmijët e tyre, në mënyrë që kjo situatë e re për gjithë botën, të jetë më e lehtë dhe të kalojmë sa më shpejt në normalitet”.

Postimi i plotë:

“Nga nesër (21 shtator 2020), do të kthehen në shkollë me mësim të kombinuar edhe nxënësit e klasave 7, 8, 9 dhe 11, 12, përveçse nëse menaxhmenti i shkollës dhe task forca e secilit institucion, pasi të ketë vlerësuar situatën, mund të vendosin për ndonjë skenar tjetër, në mënyrë që të respektohen srikt rregullat e Udhëzuesit për organizimin e mësimit në kushte pandemie.

Nxënës të dashur, ju lutem që të jeni të vëmendshëm dhe të respektoni rregullat dhe rekomandimet për mbrojtje nga COVID-19. Ju lutem, po ashtu, prindërve që të flasin më shpesh me fëmijët e tyre, në mënyrë që kjo situatë e re për gjithë botën, të jetë më e lehtë dhe të kalojmë sa më shpejt në normalitet.

Ministria e Arsimit dhe të gjitha institucionet tjera relevante do të jenë në çdo kohë afër juve.
Të gjithë bashkë, mund t’ia dalim që të mbajmë shkollat hapur për Ju, për Kosovën!”.