Presidenti dhe kryeministri duhet të emërojnë drejtorin e ri të AKI-së brenda 20 ditësh

Shpend Maxhuni ka dhënë dorëheqje nga pozita e shefit të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës (AKI).

Këtë e ka bërë të ditur kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj, i cili përveç pranimit të dorëheqjes, e ka dekoruar Maxhunin me medaljen e Skënderbeut për kontributin dhe besnikërinë ndaj atdheut.

E dorëheqja e Maxhunit erdhi befasi e për të askush nuk ka shpjegim, pasi as vet Maxhuni nuk ka dhënë sqarim shtesë.

Në këtë moment kur AKI është mbetur pa udhëheqës, institucionet drejtuese të shtetit janë të obliguara të emërojnë drejtorin e ri të këtij institucioni.

Sipas Ligjit në fuqi thuhet se: “Presidenti i Republikës së Kosovës së bashku me Kryeministrin, emërojnë së bashku Drejtorin e AKI-së brenda njëzet (20) ditësh pune nga dita kur pozita mbetet e lirë”.