Presidenti Thaçi deklarohet pas takimit me Mogherinin

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi përmes një postimi në Facebook ka njoftuar lidhur me takimin që ka pasur me shefen për Politikë të Jashtme në Bashkimin Evropian, Federica Mogherini . 

Thaçi ka deklaruar se pas arritjes së marrëveshjes ndërmjet Maqedonisë Veriore dhe Greqisë, kjo marrëveshje do t’i sillte edhe më shumë paqe e stabilitet rajonit dhe Evropës. E kemi përkrahjen e Bashkimit Evropian, SHBA-së dhe tërë botës për ta arritur një marrëveshje paqësore, përfundimtare dhe gjithëpërfshirëse me Serbinë.

Postimi i plotë i Thaçit:

“Para Samitit të Berlinit, bashkë me Zëvendëskryeministrin e Parë, Behgjet Pacollin, patëm një takim bilateral kisha me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme, Federica Mogherini. Ne diskutuam për zhvillimet rajonale dhe rëndësinë e integrimit evropian të tërë shteteve të Ballkanit Perëndimor. Për ne, fqinjët tanë dhe vetë Bashkimin Evropian, një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është jetike që të ecim të gjithë përpara së bashku. Pas arritjes së marrëveshjes ndërmjet Maqedonisë Veriore dhe Greqisë, kjo marrëveshje do t’i sillte edhe më shumë paqe e stabilitet rajonit dhe Evropës. E kemi përkrahjen e Bashkimit Evropian, SHBA-së dhe tërë botës për ta arritur një marrëveshje paqësore, përfundimtare dhe gjithëpërfshirëse me Serbinë. Ne jemi të gatshëm të rifillojmë dialogun në Bruksel”.