Presidenti Thaçi e shpall Hero Qerim Kelmendin

Presidenti, Hashim Thaçi e ka dekoruar sot me urdhrin “Hero i Kosovës”, ish-ushtarin e UÇK-së, Qerim Kelmendin.

Qerim Kelmendi ishte pjesë e celulave të para të UÇK-së. Ai konsiderohet i plagosuri i parë i kësaj ushtrie.

Gjatë kohës sa kishte shërbyer në LPK ishte njohur me nofkën “Shpirtmadhi”, ndërkohë që gjatë shërbimit në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës ishte njohur me nofkën “Dema”.

Kelmendi u vra mizorisht, në rrethana të panjohura në fshatin e tij të lindjes, Llabjan të Pejës me 27 shkurt 2020.

Hero është shpallur nga presidenti, me kërkesë të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së.

Vajza e tij e vetme, Era Kelmendi, e pranoi dekoratën./Fokusi.info/